Shqiptari kapet me 5 kg lëndë narkotike në kufirin Itali – Austri

Aktualitet

Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua dje nga karabinierët në Trevisio (Udine), pasi u kap me 5 kg marihuanë në makinën e tij. I riu shqiptar, me qëndrim të paligjshëm në Itali, u kap në afërsi të kufirit me Austrinë.

Shqiptari u ndal për një kontroll në rrotën e një Opel “Corsa” me targa italiane, në kuadër të kontrolleve të automjeteve që dilnin nga Italia. Nervozizmi i shoferit ka shtuar dyshimet te karabinierët, që kanë thelluar kontrollin, duke zbuluar një çantë me 4 pako drogë me nga 1 kg secila, ndërsa një pako tjetër u gjet në një qese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Droga, rreth 5.275 kg, është vënë nën konfiskim së bashku me makinën dhe telefonin celular. Shoferi u dërgua në burgun e Udine nën akuzën e trafikimit dhe posedimit të substancave narkotike.

ME TE LEXUARAT