S’flet kurrë në publik për të, menaxherja e Schumacher bën deklaratën e rrallë për kampionin

Sport

Menaxherja e kampionit të botës, Michael Schumacher, Sabine Kehm, përherë e ka mbajtur sekrete gjendjen shëndetësore të "klientit" të saj, duke mos folur në publik për të pasi e cilëson si një çështje jashtë interesit publik.

Mirëpo, kohët e fundit Kehm ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë të rrallë pasi zbuloi një poster për të përkujtuar karrierën e Schumacher  në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në emër të familjes Schumacher, Kehm tha:

Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting. Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael,për me tepër është një poster shumë i bukur."

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e legjendës gjermane është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.

ME TE LEXUARAT