S’e lanë të hynte për të parë filmin e tij se s’kishte biletë, flet Ndriçim Xhepa

Kliko per me shume info

Ditën e djeshme u përfol për një situatë të sikletshme në të cilën ishte përfshirë aktori Ndirçim Xhepa, i cili kishte shkuar për të parë premierën e filmit “Delegacioni” ku aktori luan një nga rolet kryesore.

Xhepa nuk kishte marrë biletë me vete, ç’ka ka detyruar personat që ndodheshin tek bileteria të mos e lejojnë të hyjë në sallë, e si pasojë, nuk ishte i pranishëm në premierën e filmit, i cili kishte fituar edhe çmim në premierën e filmit në Varshavë.

Kliko per me shume info

Në lidhje me këtë situatë për TiranaPost ka folur vetë aktori, i cili ka sqaruar se as që e kishte në plan të shikonte për të disatën herë filmin, por të qëndronte jashtë e të pinte një kafe deri sa ai të mbaronte, ndaj nuk kishte marrë biletë.

Xhepa sqaron:

Unë kisha marrë disa bileta me thënë të drejtën: për gruan dhe 2 për tim vëlla me të shoqen. Vetë nuk kisha ndër mend të hyja për ta parë filmin sepse e kisha parë tre herë më parë. E kisha parë dhe në Varshavë. Mirëpo kur u afruam tek dera disa vajza të vogla na kërkuan biletën, me të drejtën e tyre.
Zakonisht këto festivale janë bërë pa bileta fare, por këtë herë meqë bëhej fjalë për një film që vinte nga Festival i Varshavës, kureshtja shtohet.
Pra, kur u afruam te dera, mendova të hyja se mos duhesha për ekspozenë. Se zakonisht del regjisori me disa aktorë ne skenë para shfaqjes, këto vajzat kërkuan biletat dhe u thashë: Po hyj se po bëhet ekspozeja se ka qëlluar të luaj te ky filmi.
Dhe ata insistuan dhe nuk janë për t’u keqkuptuar se tani dalin brezat e rinj, nuk është e thënë që t’i njohim të gjithë. As nuk e pretendoj. Ndaj pa të keq dola”.
Megjithatë, aktori i madh tha se nuk i ka mbetur qejfi për këtë dhe nuk ka pse bëhet e gjitha kaq e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.