Sandër Lleshaj sot takimin e radhës me strukturat e policisë së Durrësit

Aktualitet

Zëvendësministri i Brendshëm “i plotfuqishëm”, Sandër Lleshaj do të zhvillojë sot një takim me strukturat e policisë së Durrësit. Mësohet se takimi është prezantues me zëvendësministrin e ri te sapo emëruar.

Pritet që në takim, kryefjalë të jetë rritja e fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Durrësit. Takimi me strukturat e policisë është paralajmëruar pa praninë e mediave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky takim i radhës vjen pas takimeve Lleshajt me drejtuesit e Policive në qarqet e Tiranës dhe Shkdorës.

Mësohet se Lleshaj ka gati listën me kërkesat ndaj vartësve në Durrës për rritjen e rezultateve të tyre të punës në luftën ndaj kriminalitetit.

ME TE LEXUARAT