Ronaldo shkëlqen në fushë, Georgina në tribunë

Kliko per me shume info

Futbllisti Cristiano Ronaldo u rikthye me gol në “Champions League” pas dënimit që mori në ndeshjen ndaj Valencias edhe pse Juventusi humbi në këtë takim.

Portugezi shënoi golin e parë në “Juventus Stadium” për bardhëezinjtë kundër Manchester United, ndeshje e mbyllur 1-2.

Kliko per me shume info

Por ndërkohë që sulmuesi shkëlqente në fushën e gjelbër, në tribunë kishte një mbështetje të madhe, partneren e tij Georgina Rodriguez.

Modelja 24 vjeçare, e cila nuk mungon kurrë në ndeshjet e Cristianos, edhe këtë herë ishte në stadium për të festuar me të.

Bukuroshja spanjolle ka publikuar një foto në Instagram, ku dukej mahnitëse.

“Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time ,” shkruan Georgina në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.