Renato Merkolli pranon incidentin: Do ta transmetojmë, shikojeni vetë…!

Kliko per me shume info

Pasditen e sotme qarkulloi në mediat online lajmi se episodi i radhës i “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet për shkak se gjatë regjistrimeve të fundit, një nga konkurrentët ka prerë damarët. Ndërkohë mësohet se nuk bëhet fjalë për ‘prerje damarësh’.

Burime pranë “Top Channel”, bëjnë me dije se ka pasur një situatë të agravuar në kuzhinë dhe se një nga konkurrentët ka përfunduar i mbuluar nga gjaku, por gjithçka do të transmetohet në ekran siç ka ndodhur.

Kliko per me shume info

Renato ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke zbuluar të vërtetën nëse spektakli do vazhdojë të transmetohet.

“Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, tha ai pasi u kontakua nga ‘Revista Class’

Ndërsa i kontaktuar nga “revistawho”, Renato ka konfirmuar lajmin se në kuzhinë ka pasur një situatë problematike, duke i komentuar shkrimet në media si të ekzagjeruara. “Gjithçka do të shihet në ekran”, – tha Mekolli.

Ndaj më shumë do të na duhet të presim për të zbuluar në episodet e ardhshme të show-t të famshëm të gatimit, që mesa duket çdo javë po prodhon situata që tërheqin vëmendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.