Reforma Zgjedhore në kolaps, nuk është e plotë

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur se Reforma Zgjedhore është një shqetësim real në Shqipëri, kjo sepse nuk është e plotë.

“Kam një shqetësim real për Reformën Zgjedhore. Nuk është e plotë. Është thjeshtë një diskutim mes palësh, nuk janë diskutuar çështjen që kanë të bëjnë me Kushtetutshmërinë. Duhet zgjidhur çështja e blerjes së votës. Do bëjmë ç’do bëjmë ne do shkojmë në zgjedhje, por duhet një reformë e qenësishme, që s’ka të bëjë vetëm me votimin elektronik”, – deklaroi ai.

Kliko per me shume info

Më tej ai ka treguar se listat e hapura dhe mungesa e tyre ka sjellë një parlament më të dobët dhe se në të ka edhe elementë kriminalë dhe se ata janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një parlament jo vetëm të dobët, por dhe të inkriminuar. Kanë dalë hapur për herë të parë elementë kriminalë. Janë të lidhur me vetë kryeministrin dhe ky nuk quhet përfaqësim i popullit. Opozita nuk e ka forcën për të blerë vota”, – ka theksuar aleati Bashës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.