Receta e thjeshtë e bukës me bukë, ushqimit elbasanas që preferohet edhe sot e kësaj dite

Kliko per me shume info

Herë-herë të gjithë kemi dëgjuar të thuhet ‘kuzhina shqiptare është e dobët. Kemi kopjuar nga kulturat e tjera’. Në fakt nuk gabohemi. Kuzhina jonë është e pasur dhe madje kemi dhënë edhe në kulturat e tjera. Për shembull fama e disa ushqimeve si byreku, tava e kosit, flija, etj i kanë kaluar kufijtë dhe janë botërisht të njohura, por në fakt dua të vë theksin në një specialitet që ende konsumohet dhe që shumica prej nesh nuk e ka provuar…

Bugaçja ose siç mund ti themi ndryshe në formë shakaje “buka me bukë” është padyshim një nga ushqimet më të konsumuarat sot në Elbasan.

Kliko per me shume info

Përpara dyqaneve të pakta që gatuajnë këtë specialitet krijohen radhë të gjata.

Si gatuhet?

Në fakt edhe pse fama e këtij ushqimi është e madhe, gatimi i tij është shumë i thjeshtë…

Ai përmban vetëm bukë të vogla, panine ose simite të mbushura me byrekë, por edhe pjesa më e rëndësishme këtu qëndron. Byrekët duhet të piqen dhe skuqen vetëm me gjalpë, ku elbasanasit preferojnë gjalpin e dhisë, mëson Frekuenca.

Pasi është pjekur, byreku copëtohet dhe petat e copëtuara lyhen përsëri me gjalpë dhe vendosen në simite. Atë mund ta shoqërosh me djathë ose me qofte. Ushqimi është shumë ngopës dhe përmban sasi të madhe yndyre. Për ata që djegin kalori është një ushqim ideal për mëngjes.

Bugaçja i ka rezistuar edhe kohës së komunizmit dhe është përhapur edhe më shumë pas kësaj kohe. Edhe pse shumë burime thonë që origjina është elbasanase, bugaçja sot mund të gjendet në Shkup, Prizren dhe madje edhe në Bayrampaşa të Stambollit, qytet në të cilin jetojnë shumë shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.