Reagon BE në Tiranë: Ministria e Brendshme të jetë aktive në goditjen e bandave

Kliko per me shume info

Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi tha se po vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian.

Përfaqësuesit e delegacionit përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin e disa personave problematikë.

Kliko per me shume info

“Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale.

BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe pastaj verifikohen”, u shprehën zyrtarët e delegacionit të BE-së.

Delegacioni i BE-së iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të përfshijnë sa më shumë organizata në qeverisjen e tyre. Sipas tyre, angazhimi qytetar është shenjë vitale për demokracinë.

“Angazhimi qytetar ndërton gurin themeltar dhe kjo është vitale për demokracinë. Ne i kërkojmë qeverisë dhe pushtetit të rrisin angazhimin politik, për të përfshirë angazhimin e organizatave”, u tha mes tjerash në komunikim me mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.