Raporti i KLSH, Vasili: Qeveria mashtroi shqiptarët për borxhin, prokuroria të nisë hetimet

Kliko per me shume info

Pak ditë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të paraqitur në Kuvend theksonte se borxhi publik nuk është 70.1% sa deklarohet nga Ministria e Financave, por +2% nëse do të llogaritet vlera e detyrimeve të prapambetura, e cila nuk është raportuar.

Pas kësaj ka reaguar kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

Kliko per me shume info

Në një postim në ‘Facebook’, Vasili shprehet se mashtrimi me borxhin publik është krim, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të mos heshtë, por të veprojë.

Sipas tij, prokuroria është përpara momentit delikat më të madh të saj pasi zgjedhjet jane vetem dy: ose do te vendoset ne krahun e ligjit dhe me shqiptaret ose do te vendoset ne krahun e fshehjes se krimit shteteror dhe kunder shqiptareve.

Postimi i plotë:

ashtrimi me Borxhin Publik,krim shume i rende shteteror i qeverise,prokuroria boll heshti. Qeveria ka mashtruar haptas shqiptaret per borxhin publik duke e fshehur dhe duke e paraqitur ate me te ulet. Denoncimi per kete mashtrim te permasave kolosale eshte bere nga nje institucion kushtetues si Kontrolli i Larte i Shtetit. Qeveria po zhvillon qartesisht nje strategji te mbytjes se vendit me borxhe me pasoje kolapsin dhe katastrofen ekonomike. FMN eshte shprehur qarte lidhur me kete duke denoncuar edhe ajo fshehjen e borxhit real nga qeveria dhe duke kerkuar te ndalen koncesionet shkaterrimtare. Situata po rendohet pa kthim.

Qeveria po ecen ne kete rruge sepse kjo garanton interesat e saj personale dhe ne momentin e katastrofes do te kemi nje ekonomi te rrenuar dhe shqiptaret ne skamje dhe nje grusht rilindasish qe do te largohen me vrap nga vendi me hejbet te mbushura plot me para’. Sot Prokuroria shqiptare eshte perpara momentit delikat me te madh te saj pasi zgjedhjet jane vetem dy: ose do te vendoset ne krahun e ligjit dhe me shqiptaret ose do te vendoset ne krahun e fshehjes se krimit shteteror dhe kunder shqiptareve.
Deri tani me mosveprimet e saj per hetimin e krimit shteteror te mashtrimit te qeverise me borxhin publik,te denoncuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit, Prokuroria eshte vendosur kunder ligjit dhe kunder popullit. Cdo minute kalon,ben qe kjo afere shkaterrimtare per vendin,e nje grupi aventurieresh qe ka rrembyer qeverisjen dhe po shqyen financat si ne nje gosti bishash,te kthehet ne ne nje tragjedi financiare,qe do te zgjatet per dekada te tera. Prokuroria sot eshte perpara proves me te forte te saj. Populli as nuk do te fale dhe as nuk do te harroje asnje, qe i shperdoroi detyren ne dem te tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.