Prokurorit që arrestoi Fullanin i dalin probleme me pasurinë, Troci: Denoncime anonime

Kliko per me shume info

KPK ka zhvilluar sot seanca dëgjimore me prokurorin Ramadan Troçi i cili është pjesë e listës prioritare të vettigut pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur. Troci aktualisht punon në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa gjykuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit përbëhet nga treshja Genta Tafa Bugo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Sipas KPK ka përfunduar hetimi në të te kriteret e vlerësimit, pasurinë, imazhin dhe aftësitë profesionale dhe ka rezultuar se Prokurori Troci ka problematika në deklarimin dhe justifikimin e pasurisë. Një prej këtyre problemeve ka të bëjë me një objekt në Paskuqan.

Kliko per me shume info

Prokurori Troci ka deklaruar në seancën dëgjimore se burimet e tij të pasurisë janë të ligjshme dhe se apartamenti i blerë në Paskuqan është ndërtuar kur nuk ishte zonë e zhvilluar. Prokurori komentoi me pas edhe vlerësimin profesional.

“Burimet e mia janë të ligjshme, nuk kam fshehur pasuri. Kur apartamenti u ndërtua Paskuqani nuk ishte zonë e zhvilluar.
Në lidhje me aftësitë profesionale thoni që kam pushuar hetimet për minierën e Bulqizës. Jam prokurori i parë që kur punoja në Bulqizë që kam urdhëruar arrestimin e 4 inxhinierëve. Keni administruar një ankesë anonime që nuk dihet kush është. Kini kurajën dhe më dëgjoni. Jam prokurori që kam sekuestruar e dërguar në llogari të shtetit toka me vlerë 850 milionë euro. Në atë kohë nisën sulme ndaj meje, sepse u prekën shumë njerëz. Çfarë nuk kanë thënë dhe çfarë nuk kanë bërë duke më kërcënuar. Shpreh besim tek ju që do t’i shkoni deri në fund këtij hetimi administrativ”, tha prokurori Troci.

Relatorja Pamela Qirko tha se ILDKPKI ka sjellë raport që deklarimet e Trocit nuk janë të sakta, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI, Troci ka fshehur legalizimin e një objekti 32 metra katrorë në Paskuqan.

“KPK kreu hetim të thelluar të pasurisë së prokurorit Troci. Sipas hetimit të KPK, pasuritë që iu nënshtruan hetimit administrativ janë: apartament banimi 108.7 m2 të ndodhur në Kashar. Si burim i blerjes së kësaj pasurie janë deklaruar 2.9 mln lekë kursime nga ai dhe bashkëshortja dhe kredi 2.5 mln lekë. Konstatohet se në mars 2011 ai ka porositur apartament. Në dhjetor 2011 është lidhur kontrata me shoqërinë për 5.4 mln lekë”, ka deklaruar Qirko.

Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qenë 45 mijë euro, e ndarë në këste. Kësti i parë ishte paguar para lidhjes së kontratës 20 mijë euro. Kësti i dytë është paguar pasi është lidhur kontrata, 20 mijë euro. Dhe i fundit 5 mijë euro është paguar në përfundim të apartamentit, thuhet në raport.

Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme për kursimet që kanë shërbyer si burim për blerjen e apartamentit. Por ka dyshime për një shumë prej 700 mijë lekësh të rinj të gruas së Trocit që është deklaruar në veting si burim për blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma në fjalë është transferuar tek llogaria e nënës së saj dhe nuk ka shkuar për blerjen e apartamentit. KPk tha se ka dyshime edhe për blerjen e një makine Benz, për shumën 700 mijë lekë gjithashtu.

Prokurori Troci e nisi karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

1 COMMENT

  1. psssssss. Si ka mundsi qe ka probleme ky prokurpr? Fullhajni i lire e ky probleme me pasurine?? Ska mundsi se aty jan djeg kutia me libra ne vend te kutijave me lek te degraduara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.