Rama publikon videomontazhin: "Balerinat e PD"

Politikë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomontazh të rivalëve të tij politikë në Instagramin e tij. Bëhet fjalë për: Sali Berishën, Arben Ristanin, Ervin Salianjin, Edi Palokën dhe Lulzim Bashën. Fytyrat e pesë prej politikanë më të njohur në vend janë montuar mbi fytyrat e protagonistëve të këngës: All about that bass të këngëtares Meghan Trainor. Nuk është shumë e qartë se përse figurat e tyre janë pjesë e një këngë që frymëzon dhe përkrah vajzat mbipeshë por as Rama nuk e ka komentuar dhe shpjeguar zgjedhjen e tij. Përkundrazi ai e ka shoqëruar videon vetëm me emoji që tregojnë disa fytyra që qeshin me lot. Kjo video vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako publikoi një tjetër video-montazh si kundërpërgjigje ndaj akuzave të demokratëve, duke marrë shkas nga deklarata e djeshme e deputetit Flamur Noka.
 
View this post on Instagram
 

???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

ME TE LEXUARAT