Rama mesazh deputetëve: Asnjë koment për refuzimin e Lleshit nga Meta, “politika është shah…”

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende publikisht pas lajmit për mosdekretimin e Ministrit Sandër Lleshi nga presidenti Ilir Meta. Megjithate, mesohet se kreu i qeverisë Rama u është drejtuar me një sms deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mesazh, Rama u kërkon ligjvënësve socialistë të mos komentojnë vendimin e kreut të shtetit.

Kliko per me shume info

“Asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”.

Kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm në qeverinë e Ramës.

Zëdhënësi i Presidentit Meta njoftoi përmes një mesazhi të shkurtër se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.