Publikohen emrat, ja kush janë 230 kandidatët për “Kryekomisar” që humbën në provim

Aktualitet

Ashtu si në konkursin e anuluar për gradën “Komisar”, edhe për konkursin e “Kryekomisarëve” pati pretendime për parregullsi, kësaj here jo nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por nga vetë kandidatët.

Nuk janë pak, por 230 oficerë që humbën në testimin me shkrim për gradën madhore, duke mos arritur të mblidhnin 70 pikët e nevojshme për të kaluar në fazat e tjera, nga 100 që kishte në total testi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, disa prej tyre kanë pretendime se gjithçka ka ndodhur nga ndryshimi i formatit të testit. Ata besojnë se janë penalizuar nga ky ndryshim i minutës së fundit, që ka ndodhur më 12 nëntor, pasi ata janë futur për të dhënë provimin në sallat e Akademisë së Sigurisë. Të përgatitur për të marrë përgjigjet brenda ditës, pasi në dijeninë e tyre testi përbëhej nga 100 pyetje me alternativa, ata janë gjendur në befasi kur në fletën përpara kishin 50 pyetje me shtjellim.

Ndërsa iu bë e ditur se ishin pikërisht pyetjet me shtjellim ato që kishin peshën më të madhe, pasi vlerësoheshin me 60 pikë, ndërsa 50 pyetjet me alternativa vlenin 40 pikë. Në listën ku janë shpallur rezultatet e këtij konkursi bien në sy disa emra oficerësh që kanë arritur të marrin pikët e plota në 50 pyetjet me alternativa, që korrigjohen në mënyrë elektronike me “Scantron”.

Ndërsa në pyetjet me alternativa janë vlerësuar minimalisht. Këtu kanë nisur edhe dyshimet e tyre për një vlerësim jo të drejtë./ Panorama

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2018/11/lista-kryekomisar-provim-copy1.jpg

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2018/11/169.jpg

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2018/11/238.jpg

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2018/11/316.jpg

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2018/11/412.jpg

ME TE LEXUARAT