Protesta e banorëve te Unaza e Re, bllokohet qarkullimi: Po na prishin banesat dhe bizneset

Kliko per me shume info

Banorët e Unazës së re kanë dalë sërish gjatë ditës së sotme në protestë.

Ata kanë bllokuar kalimin e automjeteve në rrugë pasi protestojnë pas projektit qeveritar për tu prishur atyre godant e banimit dhe biznesent.

Kliko per me shume info

Nuk na kanë dhënë asnjë shkresë dhe se nuk kemi ku të ankohemi vijojnë të shprehen banorët e kesaj zone.

Ndërkohë që edhe ditën e djeshme me qindra qytetarë kanë dalë në protestë tek Unaza e re, për të ndalur prishjen e shtëpive dhe banesave të tyre për interes të oligarkëve të Edi Ramës si janë shprehur ata.

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.