Prokuroria firmosi tërheqjen e trupit të Kacifas, reagon Janullatos

Kliko per me shume info

Pasi Prokuroria ka firmosur tërheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas, 35-vjecarit nga morgu i Tiranës, ka reaguar për herë të parë edhe Kryeposhkopi Anastas Janullatos.

Ai u ka kërkuar të gjitha palëve që trupi i Kacifas të dalë sa më shpejt nga morgu dhe të niset drejt Bularatit për t’u kryer ceremonia mortore.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

THIRRJE

U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare.
Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Kujtojmë këtu se Kacifas humbi jetën disa ditë më parë në shkëmbimin me armë zjarri që bëri me forcat e armatosur RENEA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.