Prokurori Trenova shpërthen ndaj atyre që e shkarkuan

Aktualitet

Komisioni i Posaçëm i Apelimi ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentian Trenova. Seanca është zhvilluar këtë të hënë dhe KPA ka gjetur me vend vendimin e KPK për të larguar Trenovën nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikimin e pasurisë.

Pas këtij vendimi, vetë prokurori ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale duke akuzuar KPK-në si të paaftë dhe të vënë nën ndikimin e urdhrave politikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se eshte lene ne fuqi vendimi i KPK per shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnje. Te gezohet kush te doje e te merzitet kush te doje. Doja te komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qarte se po behet ne menyre selektive e shoqeruar me presion psikologjik dhe gjobvenie. Procesi i hetimit dhe gjykimit tim eshte bere nga persona te paafte apo medioker, te marre nga rruga dhe te urdheruar per te vendosur sipas interesave te politikes. Sa per ONM ajo sherben sa per fasade per te fshehur padrejtesite apo per te mbushur me propagande procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe persepektiva te reja.", tha ai.

ME TE LEXUARAT