PROFIL/ E eliminuan dje me breshëri, si porositi zhdukjen e trupit miku i Shullazit?

Kliko per me shume info

Edison Harizaj është 39-vjeçari i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Viktima dyshohet se ka qenë i implikuar në zhdukjen e Albano Xhaferrit, disa kohë më parë në Vlorë. Dyshohet se ai ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazitdhe është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Kliko per me shume info

Sipas Gazmend Merkajt,  një të penduari të drejtësisë, vrasja e Xhaferrit është porositur nga Harizaj.

Ai ka treguar me detaje skenën makabre të vrasjes.

Në pistat e hetimit për të cilat dyshohet se është hequr qafe Harizaj janë ato të larjes së hesapeve dhe hakmarrjes.

Sipas të penduarit që ka dëshmuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Gazmend Merkaj, mësohet se një grup kriminal në Vlorë ka vrarë në makinën tip “Audi” Albano Xhaferin dhe më pas ka zhdukur trupin. Makina më pas është transferuar në Tiranë tek F. S., ku është larë dhe pastruar nga brenda dhe jashtë tërësisht, në lavazh. I penduari njihet në Vlorë si kontingjent penal dhe i përfshirë në ngjarje kriminale, grabitje, ndërkohë momentalisht ndodhet në burg, pasi akuzohet nga prokuroria e Fierit për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Ndërkohë, dy ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, humb gjurmët edhe shoku i tij, Elvis Troqe. Të dy Gazemnd Merkaj është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMË, ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orë u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur. Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë.

Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes. Po kështu, nga ana e organit të prokurorisë është arritur në konkluzionin se, në ngjarjen e ndodhur konstatohen elemente të veprave penale të “Moskallëzimit të një krimi” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të kryera nga shtetasi F. S., pasi ky shtetas ka marrë dijeni se me automjetin e Aleksandër Çaushaj, ishte kryer një krim dhe ka kryer veprime duke e pastruar dhe fshirë gjurmët e kryerjes së këtij krimi.

DOSJA E PROKURORISË

Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017. Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

Duke qenë se ky veprim nuk është realizuar, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj kanë përdorur automjetin e markës “Audi” me ngjyrë gri dhe me targë AA 560 TR për të marrë Albano Xhaferin, ditën e ngjarjes dhe menjëherë pasi ai ka hipur në automjet, e kanë goditur me një çekiç në kokë dhe e kanë transportuar për në garazhet e Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë. Menjëherë pas këtij krimi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se Aleksandër Çaushaj është nisur në drejtim të qytetit të Tiranës për të çuar automjetin “Audi” te kushëriri i tij, F. S., me qëllim pastrimin nga gjurmët e gjakut të lëna gjatë goditjes në kokë të Albano Xhaferi dhe fshehjen nga qarkullimi në Vlorë për disa kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.