Presidenti kinez paralajmëron: Luftrat tregtare s'kanë fitues, reagon Washingtoni

Bota

Presidenti kinez Xi Jinping tha të shtunën se Bota ka nevojë për rregulla të përbashkëta të qeverisjes globale që nuk i përgjigjen "agjendave egoiste" dhe paralajmëroi se një luftë tregtare nuk ka fitues.

"Historia ka treguar se në konfrontimet, qoftë në formën e një lufte të ftohtë, të nxehtë apo komerciale, nuk ka asnjë fitues", tha presidenti kinez në një fjalim në samitin e Forumit të Bashkëpunimit të Azisë dhe Paqësorit (APEC), në Papua Guinenë e Re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xi argumentoi se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe konsultimit, në vend që të përpiqen të formojnë "blloqe ekskluzive" ose "imponimin e kritereve për vendet e tjera"

Megjithëse ai nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, Xi iu referua luftës tarifore të të dy vendeve në muajt e fundit si rezultat i proteksionizmit të presidentit amerikan Donad Trump.

Qëllimi i mosmarrëveshjes tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës varet nga Donald Trump dhe Xi Jinping.

Udhëheqësi kinez theksoi se sistemi ekonomik global ka nevojë për reforma "të jetë më efikas në kohët e reja", bazuar në "kualitetin, transparencën dhe përfshirjen".

Xi gjithashtu vuri në dukje se çdo vend është i ndryshëm dhe se për të arritur një rritje "gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme", vendet në zhvillim nuk duhet të kopjojnë modelin e rritjes së të tjerëve ose të pranojnë që të tjerët imponojnë kriteret e tyre.

Presidenti kinez mbrojti multilateralizmin për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare dhe rëndësinë e organizatave të tilla si Organizata Botërore e Tregtisë ose Forumi i APEC, i cili integron 21 vende të Azisë dhe Paqësorit, duke përfshirë Kilin, Perunë dhe Meksikën.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u kundërpërgjigj më vonë, duke thënë se Uashingtoni kishte gati “dyfishin apo më shumë” të tarifave ndaj produkteve kineze të importit.

Dy ekonomitë më të fuqishme të botës janë përfshirë gjatë këtij viti në një luftë të ashpër tregtare.

Shtëpia e Bardhë thotë se politikat tregtare të Kinës janë “të padrejta”.

Zëvendëspresidenti Pence, i cili foli në forum menjëherë pas presidentit Xi, tha se tarifat ishin një kundërpërgjigje ndaj “mosbalancimit” të shkaktuar nga Kina.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se kishte besim për arritjen e një marrëveshjeje me Kinën.

Të dy udhëheqësit pritet të takohen muajin e ardhshëm gjatë takimit të G20-s në Argjentinë.

APEC, e themeluar në vitin 1989, përfaqëson 60% të PBB-së botërore, më shumë se gjysmen e tregtisë globale, që bashkon një treg me 40% të popullsisë së botës - dhe synon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë midis anëtarëve të saj deri në vitin 2020.

ME TE LEXUARAT