Prej vitesh në Angli, shqiptari mrekullohet nga dhurata që i bën shoku australian
Një shqiptar që jeton në Londër prej disa vitesh ka mbetur i befasuar nga miku i tij australian, i cili i ka bërë surprizë një dhuratë simbolike tejet të veçantë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai ka rrëfyer se ka një mik shumë të mirë nga Australia por kurrë nuk e priste që t’i dhuronte diçka të tillë.
Nga Londra, qytetari shkruan:
Doja t’ju tregoja që një australian më bëri një dhuratë tejet të veçantë sot, e cila më bën të ndihem shumë krenarë për flamurin shqiptar. Unë kam një mik nga Australia dhe ai kishte bërë porosi online pa më thënë asgjë mua, një palë targa ku shkruhet “Proud Albanian” dhe flamurin shqiptar anash.
M’i solli sot dhe më tha që kjo ishte dhurata ime për festat e fundvitit.
Desha t’i them kryeministrit që shqiponja nuk është vulgaritet, është simboli që na bën t’na rrahë zemra fort kur e shohim.”