“Po vdesin njerëzit këtej”/ Përkeqësohet situata në Dardhë, panik tek turistët

Aktualitet

[caption id="attachment_875965" align="alignleft" width="401"] epa04478423 A view of the snow-covered landscape in Sargans, eastern Switzerland, 06 November 2014. EPA/GIAN EHRENZELLER[/caption]

Reshjet e dëborës në Dardhë e kanë vështirësuar shumë terrenin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata është përkeqësuar dy ditët e fundit me shtimin e reshjeve ndërkohë që hyrja në zonë është bërë pothuajse e pamundur.

Reshjet në juglindje të vendit kanë sjellë probleme dhe vështirësi në qarkullim.

Kjo është situata më e rëndë e paraqitur në 10 vitet e fundit nga banorët vendas, ndërsa turistët janë në panik.

Aktualisht Dardha është pa drita, ndërsa mësohet se fadromat e kanë të vështirë ndërhyrjen kjo për shkak edhe të terrenit.

Për CNA, një turiste është shprehur:

Situata paraqitet tejet e rënduar. Edhe vendalinjtë nuk e kishin parë këtë situatë 10 vitet e fundit. Po vdesin njerëzit këtij, janë bllokuar tërësisht. Tani nuk ka drita. Vend i bukur, por dimrit merr më qafë njerëzit.”

ME TE LEXUARAT