Plagosja me armë zjarri, policia jep detajet

Aktualitet

Policia e Lushnjës ka dhënë detaje për përplasjen me armë zjarri në hyrje të qytetit, mbrëmjen e sotme.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia bën me dije se në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut", është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

ME TE LEXUARAT