Pëson infarkt aktori i njohur shkodran

Kliko per me shume info

Ka pësuar infarkt aktori i njohur shkodran Besnik Çinari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen që kemi lënë pas, ndërsa Çinari mësohet se është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Paraprakisht mësohet se atij u është bërë ndërhyrje duke iu vendosur një unazë e duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Kliko per me shume info

Aktori ende ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është stabilizuar.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

Infarkti i Besnik Çinarit ndodhi ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.

Ndër të fundit e asaj pjesa të mrekullueshme aktorësh fatkeqësisht në dokumentarin e përgatitur për 60 vjetorin e krijimit të estradës Besnik Çinari do të mungojë.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.