Përplasja tek Blloku, gazetari nxjerr emrat e të kërkuarve e ish-policëve që po mbahen të fshehur

Kliko per me shume info

Gazetari Flamur Vezaj referuar edhe videos se publikuar se fundi nga vendi i ngjarjes, ka nxjerre ne publik disa emra te personave pjesemarres ne perplasjen me arme tek ish blloku. Sipas gazetarit, ne ngjarje kane qene te pranishem ish efektiva policie dhe persona ne kerkim te cilet po mbahen te fshehur.

Postimi i Gazetarit:
Video qe tregon shume dhe provat e telefonit!
##
#Ne emisionin “Repolitix” te ReportTv u publikuan pamjet e kameres se sigurise ne hyrje te lokalit “Monopol” ku ndodhi edhe ngjarja e perplasjes me arme te “bandes” se Ervis Martinajt dhe komandos Marviol Bilo tashme ne kerkim!
#Ashtu sic kisha paralajmeruar me pare per disa detaje te ngjarjes, motivit, personave te perfshire, armeve apo edhe provave te tjera, ne keto pamje qartesohen disa nga keto detaje!

Kliko per me shume info

#Sipas pamjeve, duket paster se Ervis Martinaj hyne me vrull ne lokal duke u ndjekur nga “banda” e tij, qe per policine ende disa prej tyre nuk jane te identifikuar! Ervis Martinaj ndiqet nga Andrea alias Renato Caushaj (i pa identfikuar nga policia) e Eljon Hato dhe pas tyre pronari lokalit Redi Popescu! 40 seconda pas tyre ne lokal hyne ish-efektivi Policise me emrin Santiago (qe policia edhe pse e njeh thote nuk eshte identifikuar e ne celularin e Martinajt eshte regjistruar me nofken “Sani”) i ndjekur nga Fabian Gaxha! Ne momentin qe keta dy te fundit hyjne nga dera del Ardi Baku qe kthen koken nga pas dhe ndjek sherrin per gati 15 seconda e me pas largohet! Pa kalu 50 seconda nga ky moment, nga dera largohet me vrap Andrea alias Renato Caushaj e pas tij Ajaks alias Qemal Boshnjaku (i shpallur ne kerkim)!

Brenda kamerat fiksojne kembet e personave qe levizjet e tyre tregojne perplasje fizike ku pak sekonda me pas nga dera del Marviol Bilo i ndjekur nga Ervin Mata, Geldo Hoti e Fabio Allushi! Rreth 20 seconda pas tyre dalin Redi Popescu me nje shishe alkool ne dore i ndjekur nga Ervis Martinaj i plagosur duke mbajt plagen. Pasi kalojne mbi 1 minute nga lokali del ish-efektivi policise Santiago e ne lokal kthehet R.Popescu i cili qendron per mbi 3 minuta dhe del serish! Ndersa ne dere del duke u zvarritur Eljon Hato te cilin e ndihmon nje person (ende i paidentifikuar) duke e derguar ne Spital!

##Nga e gjithe kjo, duket qarte qe Martinaj nuk shkoi rastesisht ne lokal por me paramendim (referuar edhe mesazheve telefonike)! Ai jo vetem qe nuk duket se hy per te pire kafe me Ervin Maten por per ta sulmuar ate bashke me “ushtaret” e tij! Qe ne momentin qe hyjne ata sulmojne Ervin Maten dhe Marviol Bilon, duke i drejtuar edhe pistoleten e goditur me grushta! Ashtu sic thone deshmitaret, ne perleshje e siper dhe pasi Fabian Gaxha ka shkrepur armen Marviol Bilo eshte kunderpergjigjur me arme (pistoleten e R.Popescut qe nuk dihet si ra ne duart e komandos) duke i neutralizuar Martinajn e “ushtaret” e tij!
#Ti kthehem pak fakteve, qe nuk po ia mbushin mendjen ende gjyqtarit A.Gjermeni! Por pa hy ne shume prej tyre po permend vetem pamjet filmike dhe ato biseda, mesazhe e foto te rikuperuara nga telefoni celular (te fshira)!

Ne pamjen e kameras duket se aty nuk ka nje sherr te castit, por te paramenduar dhe me “kushtrim” drejtuar ushtareve nen arme edhe me mesazhe telefonike qe per gjyqtarin nuk eshte telefoni i Martinajt!?? Aty duket se personat hyjne per sulm dhe fillojne sherrin fizike dhe me arme por qe nuk prisnin reagimin e komandos Bilo ne ate menyre, pasi ishin mesuar qe te rrahin e sulmojne njerez te ndryshem e mos ti kthej dore njeri! E sa per aparatin celular, te ai me IME qe thote gjyqtari qe nuk eshte i Martinajt, po mbi 40 foto selfie qe jane rikuperuar ne ate telefon e foto te tjera te kthyera nga Izraelitet se bashku me mesazhet e bisedat e shumta mes tyre edhe me njerez te njohur (nga shume fusha) por edhe gazetar qe ka bere Martinaj te kujt jane z.gjyqtar??
#Gjithesesi presim se ne ditet ne vazhdim do kete perla te tjera te kesaj dosje voluminoze…
#Boll_me_lojra_te_zbardhet_vetem_e_verteta#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.