‘Pedonalen e ndërtoi Basha’, ish-ministri i Berishës përgjënjeshtron Ina Zhupën

Kliko per me shume info

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se Rama dhe Veliaj kanë në plan të prishin pedonalen e qytetit, e ndërtuar kjo sipas saj nga kryetari i PD-së Basha.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar menjëherë ish-ministri i Berishës Ylli Pango.

Kliko per me shume info

Pango ka thënë se pedonalja nuk është ndërtuar nga Basha, por nga ai vet kur ishte ministër Kulture.

Postimi i plotë:

Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha.

Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.

Ja e verteta: “Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha.

Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës, nuk e bëra une, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe une si Minister.

Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten”, sqaron Pango.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.