PD akuza Manastirliut, 93% e ilaçeve në QSUT, të skaduara

Kliko per me shume info

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është akuzuar sot nga PD, për abizim me skemën e ilaçeve në QSUT.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia tha se 93% e ilaçeve në QSUT janë të skaduara, ndërsa shtoi se kjo është maja e ajsbergut e skandalit.

Kliko per me shume info

“Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend. E vërteta është se QSUT-ja është kthyer në një kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë, që zbrazin depot e tyre nga ilaçet në prag skadence, duke ia dhuruar gjoja Spitalit, për të kursyer qindra milionë lekë për asgjesimin e tyre.

Këtë proces të kushtueshëm e ka marrë përsipër Ogerta Manastirliu, Ministrja që hesht dhe nuk tregon se kush ka përfituar nga depozitimi i ilaçeve të skaduara në QSUT dhe sa prej këtyre ilaçeve janë përdorur për pacientët.

Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin. Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin. Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e paliçensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?!

Sot çdo shqiptar dëshmon se shumica e ilaçeve nuk kanë asnjë efekt dhe se ata i blejnë sa të munden në vendet e sigurta të Bashkimit Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Korrupsioni dhe klientelzimi janë shndërruar në faktorët kryesorë që rrezikojnë jetën e qytetarëve nga ilaçet e skaduara, ilaçet e pasigurta apo atyre të fallsifikuara që kanë hyrë në Shqipëri me vendim qeverie për të pasuruar një grusht klientësh të Mafias së Ilaçeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.