Paralajmëron NASA: Tre asteroidë gjigantë do i afrohen Tokës këtë fundjave

Kliko per me shume info

Këtë fundjavë, tre asteroide gjigantë do të bëjnë një kalim të afërt në Tokë, ka paralajmëruar NASA.

Asteroidet,  më i madhi prej të cilave parashikohet të jetë deri në 30 metra i gjerë, do ta kalojnë shumë afër planetit tonë më 10 nëntor.

Kliko per me shume info

Rreth orës, 14:03 GMT, një asteroid i quajtur 2018 VS1 do të kalojë pranë Tokës.

Ky asteroid parashikohet të jetë rreth 13 ose 28 metra i gjerë, duke sugjeruar se mund të jetë pesë herë më i gjatë se një gjirafë!

Fatmirësisht, vlerësimet e trajektores së NASA-s tregojnë se 2018 VS1 do të jetë rreth 861.700 milje larg nga Toka gjatë qasjes së tij më të afërt.

Vetëm 16 minuta pasi 2018 VS1 të kalojë planetin tonë, një tjetër asteroid i quajtur 2018 VR1 do të bëjë paraqitje.

Ky asteroid parashikohet të jetë deri në 30 metra i gjerë, por fatmirësisht do të kalojë në një distancë prej 3.12 milion miljesh nga Toka.

Dhe në fund, në 18:21 GMT, një asteroid i quajtur 2018 VX1 që është rreth 17 metra i gjerë do të kalojë i fundit pranë Tokës. Ky asteroid do të kalojë në një distancë prej 237.037 miljesh nga planeti ynë.

Edhe pse këto distanca mund t’ju duken të mëdha, në gjuhën e NASA-s quhen si ‘afrime të ngushta’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.