Paralajmërimi i frikshëm i Xhafajt, “Rrethi po ngushtohet”

Aktualitet

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj ka thënë se sot gjendjen në qeli ata që dikur as emri nuk iu citohej dot.

Më teja Xhafaj ka paralajmëruar se rrethi sa vjen dhe po ngushtohet dhe nuk do ta kenë më irinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përfaqësues të grupeve kriminale që deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t’i përmendte dhe jo më të mendonte për t’i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia, sot gjenden në qeli, ndërsa ata që janë jashtë po e shohin çdo ditë që rrethi po ju ngushtohet, se nuk e kanë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale”, tha Xhafaj.

Risjellim në vëmendje se pak javë më parë në pranga ranë ish-deputetë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ndërsa përgjimet e dosjes 339 nxorën zbuluar Vangjush Dakon, në lidhjet me bandën e Shijakut.

Nuk dihet nëse ky ka qernë një paralajmërim për politikën e lidhur me krimin, por kjo mbetet për t’u parë.

ME TE LEXUARAT