Opozita e Bashkuar, deputeti i LSI bën thirrje për shkundjen e themeleve

Kliko per me shume info

Pas largimit nga Lëvizja Socialiste për Integrim të deputetit Robert Bitri, një tjetër deputet ka dhënë sinjale se do t’i largohet kësaj force politike.

Bëhet fjalë për deputetin Lefter Koka.

Kliko per me shume info

Në një postim në ‘Facebook’, Koka shkruan se nëse opozita nuk zgjohet, atëherë e vetmja rrugë është shkundja nga themelet e saj, themele të cilat përbëhen nga PD dhe LSI.

“Sot opozita duhet të zgjohet, sot opozita duhet të shkundet nga themelet. Opozitë nuk mund të bëhet nga selitë e partive dhe nga Tirana. Opozita nuk ka luksin të ëndërrojë për pazarin e radhës, por të dalë sot derë më derë, familje më familje, në çdo cep të Shqipërisë. Sot ju duhet të bindni e t’i jepni besim popullit tuaj se nuk është vetëm.”-shkruan Koka në postimin e tij.

Ndërsa më tej thekson se nesër mund të jetë shumë vonë dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur.

“Nesër është vonë, shqiptarët nuk kanë kohë më për të humbur. Dhe për ta mbyllur “të nderuar” pushtetarë të së sotmes dhe të së nesërmes, në fund të betejës suaj duket se po bëni çmos të nënshtroni një popull mbase te lodhur e të përhumbur, po kurrë të nënshtruar. Dita s’do të vonojë dhe do të shohim popullin tonë të reagojë me trimëri të pashoq në emër të së drejtës, në emër të shpresës”, -shkruan Koka. Deklarata e Kokës tregon se LSI nuk është në ditët e saj më të mira dhe se deputetë të tjerë janë gati ta braktisin Kryemadhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.