“O burra drejt Italisë”, ky është qyteti ku shtëpitë do të shiten për 1 euro

Kliko per me shume info

Vendi i tyre po boshatiset përherë e më shumë dhe kjo ka qenë pikërisht arsyeja që ka çuar kryetarin e bashkisë drejt rivitalizimit të qendrës historike dhe ekonomisë së tëerritorit.

Kliko per me shume info

Kështu, Roberto Ameruso, kryebashkiak i Tarsias në Kozenca të Kalabrisë, ka vendosur që shtëpitë e braktisura t’i nxjerrë në shitje për çiftet e reja, me çmimin simbolik prej 1 euro.

Momentalisht, Tarsia është një vend me pak më shumë se dy mijë banorë.

Kryebashkiaku Ameruso shprehet për Ansa:

Kemi regjistruar pasuritë e paluajtshme që janë braktisur. Për momentin kemi regjistruar disa dhjetëra ndërtesa që janë pasuri e personave që nuk kanë më interes që t’i mbajnë sepse jetojnë prej kohës larg nga Kalabria.
Kemi skicuar një rregullore për t’i marrë këto shtëpi e për t’i bërë pjesë të pasurisë komunale. Hapi i radhës do të jetë miratimi i një paketë për çiftet e reja”.

Megjithatë, edhe pse shtëpitë do të dalin në shitje me nga 1 euro, duhet përmendur fakti se të gjitha janë banesa të dorës së dytë, në gjendje shumë të keqe e gati-gati, të rrënuara.

Qëllimi i iniciativës së Ameruso është rigjallërimi i jetës ekonomike të qytetit, e cila është varfëruar së tepërmi.

Ai shton:

Duhet të bëjmë gjithçka për t’i dhënë sërish jetë vendit. Nuk mendojmë vetëm për rigjallërimin e ndërtesave, por edhe për nisjen e sipërmarrjeve të reja, duke vlerësuar pasurinë natyrore dhe kulturore të vendit”.
Ai do të flasë dhe do të japë më shumë detaje në një mbledhje të madhe që pritet të mbahet në Tarsia më 8 nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.