Nxori sekretin shtetëror, Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg

Aktualitet

13 vite burg rrezikon ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, pas debatit të ashpër që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nikos Kotzias akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se “Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detare”, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin ndaj një hakmarrjeje të mundshme, shkruan syri.

Në Greqi, me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori i Anti-Korrupsion për deklaratat e Kotzias.

Pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke Kotzias rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme, si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore që duhet të mbahen konfidenciale.

ME TE LEXUARAT