“Numrin e Gruevksit kërkoja Presidentit se e ka mik”, Meta i përgjigjet Ramës

Politikë

“Jo vetëm numrin e Gruevksit, po as numrin e Ramës se kam, pasi kam ndërruar celular, po komunikojmë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëve”.

Kjo ishte përgjigja e Metës në “Open”, ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, më herët gjatë kësaj jave në një emision televiziv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debati i Ramës me gazetarin Lesi në “Repolitix”

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevksit ta kesh rezervë, se si dihet.

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevksin.

Më pas, kreu i qeverisë shpjegoi: “si marrëdhënie po them, është e vërtetë ajo”.

Presidenti Meta: Ja pse nuk e dekretova Sandër Lleshin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Ini Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.

Pyetjes nëse do dekretojë Sandër Lleshin si Ministët të Brendshëm, Meta nuk ka dha një përgjigje të prerë me “po”, ose “jo”. “Është mjaft e rëndësishme që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutën”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT