Nuk e dekretoi ministër, Meta ia dha lajmin në zyrë Sandër Lleshit

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga shefi i qeverisë, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Burimet konfirmojnë se kreu i shtetit ka pritur sot pasdite në zyrë Sandër Lleshin, ndërsa prej aty e ka njohur me vendimin për ta mosdekretuar.

Kliko per me shume info

“Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Presidenti Meta kishte kërkuar informacione të hollësishme rreth emrit të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa pas shqyrtimeve, ai nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar në krye të Ministrisë së Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.