Një ‘gur’ gjigant bie nga qielli dhe shkakton panik në një familje angleze

Kliko per me shume info

Një copë e madhe akulli ka terrorizuar një familje në Britani, pasi ju ka çarë çatinë dhe u ka rënë brenda në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bristolit. Jamie Shean ka qenë duke parë televizor bashkë me një mikun e tij, në momentin që ka dëgjuar një shpërthim që vinte nga dhoma e gjumit.

Kliko per me shume info

Ata ngjitën shkallët me nxitim kur zbuluan se çatia ishte shkatërruar nga guri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe është e paqartë se si përfundoi ajo copë akulli në shtëpi.

Mendohet të jetë hedhur nga ndonjë aeroplan që po kalonte.

“Mendova se ishte goditje djalli. Nëse do isha i shtrirë në krevat ato momente, mund të kisha vdekur. Isha ulur duke parë televizor kur një zhurmë e madhe erdhi nga dhoma e gjumit. Dukej si shpërthim. Mendoja se dikush ma kishte hedhur nga dritarje, por çdo gjë ishte në rregull. Më pas, pamë pjesë akulli në gjithë dhomën”, tha Jamie.

Të dy djemtë e pastruan shtëpinë dhe ia dolën të ruanin vetëm dy copa akulli, të cilat i futën në frigorifer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.