Ngjarja në Bularat/ Berisha: Ishte provokim, vepër e shërbimeve greke

Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa është vepër e shërbimeve greke.

Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gabuar duke ndezur deklaratat nacionaliste. Berisha ka theksuar se festa e “Jo”-së nuk duhet të festohet më në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Reagim më të shëmtuar nuk bëhej. Ndodhi ngjarja, kryeministri me një akt histerik, u ngrit dhe bëri deklarata me të cilat linte të kuptonte se ishte urdhër-dhënësi i vrasjes së tij. Deklarata e tij ndezi të gjitha deklaratat anti-shqiptare. E kam deklaruar, ishte ekstremist fanatik, në festën e Jo-së. E kam thënë dhe e them. Kaçifas u nis të arratisej, qëlloi mbi policinë, jam i sigurtë që policia e ka ftuar të dorëzohej. Mund t’i kishin dërguar kryeplakun, nuk kishte asnjë problem, do përballej me forcën e zjarrit.

Ndodhi që sipas një skenari të mirëpërgatitur nga fqinjët, u përdor si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ai ishte me lidhje, ishte ushtarak. Anëtar i rretheve më raciste dhe anti-shqiptare. Në ceremoninë e tij, nuk erdhën egërsira të Agimit të Artë, por edhe deputetë dhe ofiqarë, përse?! Për të demonstruar Vorio-Epirin, se vendi është pa qeveri, Rama s’është kryeministër. Peshkëpia ishte masakër e grekëve, qeveria ishte në mbështetje të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Presim të vendosen vizat, qeveria duhet të synojë, dhe me 50 non-grata ka bërë një vrimë në ujë. Se festa “OQI” këtu nuk duhet të festohet më kurrë. Sali Berisha nuk ka lejuar asnjë varrezë. Varreza e Bularatit është ndërtuar shumë vite para, kurse varreza e Këlcyrës është gjetur e ndërtuar siç është. Ka qenë në plan varreza e Korçës, nuk e kam lejuar. Janë marrëveshje të sosura nga Ylli Xhufi. Janë totalisht shoviniste. OQI nuk duhet të festohet më kurrë. Shqipëria duhet të ndalojë festimin e 28 tetorit",- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT