Nga heroina te vrasja, ekstradohet nga Hollanda 39-vjeçari (Emri)

Kliko per me shume info

Një 39 vjeçar nga Fieri është ekstraduar nga Hollanda drejt vendit tonë ditën e sotme.

Ai është dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”, me 8 vite burg për “Trafik të narkotikëve” dhe me 1 vit burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Bledar Qemalaj, 39 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Bledar Qemalaj është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.