“Në shkollë hahet mish e pihet raki”/ Nikolla i përgjigjet Boçit

Kliko per me shume info

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi disa ditë më parë.

Në një postim në rrjetet soiale, Boçi shkruante se në një shkollë në Skrapar ishte shtruar mishi i pjekur dhe rakia, ndërkohë që krahas me denoncimin kishte postuar edhe fotot që sipas të cilit, tregonin degradimin që kishte pësuar shkolla.

Kliko per me shume info

Nikolla shkruan se pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.

Kurse në përfundim të postimit Lindita Nikolla ka shkruar se postimi i deputetit Luçiano Boçi duhet lexuar edhe një herë, për të kuptuar se se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet.

Postimi i plotë:

Ja e vërteta mbi fotot e publikuara nga deputeti i PD, që shpifjen e ka kthyer në tiparin e tij dallues sa herë flet apo shkruan.

Fotot që serviren me komentet denigruese, nuk janë bërë në ditë mësimi dhe as me nxënës apo mësues të shkollës.
Bëhet fjalë për shkollën (me një klasë të vetme) vartëse në fshatin Çorrotat, e cila në 15.02.2018 është mbyllur për arsye sigurie. Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit.
Kryeplaku i fshatit, z. Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre.

Pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.

Ja se si gënjeshtra dhe shpifja e sjell këtë foto të bërë në shkurt të 2018-ës, kur shkolla-klasë nuk funksiononte si e tillë, sikur është sot.

Madje, edhe personat në foto bëhen mësues apo nxënës.

E lehtë z. Deputet. Meqenëse tre nxënësit e shkollës janë të vegjël, shih me kujdes se mos dallon mësuesin. Mirëpo, një gjë duhet ta dini z. Deputet: arsimin në “hell” nuk e çon dot balta që prodhon ti me një zell të admirueshëm, që tregon qartë se interesi juaj nuk është arsimi, por rreshtimi politik në PD.

Tani ju lutem lexojeni dhe një herë statusin dhe shikoni se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.