Ndërron jetë Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër

Aktualitet

Vasilis Tolios, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, është ndarë nga jeta mbrëmjen e 8 nëntorit pasi vuante nga kanceri.

Ai ka qenë zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme greke para se t mbante postin aktual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tolios gjithashtu ka mbajtur për 6 vite (2007-2013) edhe postin e Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Sidnei, Australi.

Bashkëshortja e tij Dora Toumanidou, ishte emëruar në postin e zv/konsullit.

Kohët e fundit Konsulli grek në Gjirokastër ishte përfshirë në aktivitete në lidhje me vdekjen e ekstremistit Kaçifas dhe ishte takuar edhe me prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

ME TE LEXUARAT