Muzika në zi, ndahet nga jeta ylli i muzikës “country”
Lajmifundit
/
15 Nëntor 2018, 22:35
Showbiz
Këngëtari i mirënjohur i muzikës "country" ka humbur jetën ditën e sotme. Sipas njoftimit te medias, bëhet fjalë për Roy Clark i cili ishte 85-vjeç dhe vuante nga pneumonia dhe sipas mjekëve kjo ishte arsyeja që ai ndërroi jetë.
Këngëtari vdiq në shtëpinë e tij në Oklahama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Clark e ka nisur karrierën e tij në moshën 14-vjeçare dhe luante në kitarë, violinë, mandolinë, harmonikë dhe shumë instrumente të tjera.