Kush është politikani i shoqëruar në polici për atentatin në Shkodër

Aktualitet

Një ditë pas ekzekutimit mafioz të Fatos Ferracakut në mes të tregut të Shkodrës, policia ka shoqëruar në komisariat anëtarin e Këshillit Bashkiak të qytetit, zotin Mostafa Lici.

Lici është shoqëruar që në orët e para të mëngjesit. FNSH ka rrethuar shtëpinë e tij në zonën e Zooteknikës në Shkodër dhe më pas ka ndaluar këshilltarin Bashkiak, i cili njëkohësisht është dhe kryetari i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët e Licit nuk janë lejuar të kontaktojnë me të. Mustafa Lici është mbajtur për më shumë se 6 orë nga hetuesit dhe mendohet se është pyetur pikërisht për ekzekutimin e djeshëm të Ferracakut.

Motorri me të cilin dyshohet se autorët kryen këtë krim u gjet i djegur në Zooteknikë, pak metra larg banesës së Mustaf Licit

ME TE LEXUARAT