Moti i keq, vijnë aksidentet e para nga dëbora

Aktualitet

Moti i keq ka sjellë edhe aksidentet e para, fatmirësisht pa viktima.

Një aksident në Qafë Thanë dhe një në hyrje të tunelit të Elbasanit, kanë lënë të plagosur 3 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Qafë Thanë një furgon mallrash është përmbysur në rrugë, duke lënduar lehtë shoferin.

Nga aksidenti janë krijuar pak probleme në qarkullim.

Një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në afërsi të tunelit të Krrabës një tjetër mjet fuoristradë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarëset, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se akset janë të kalueshëm, por duhen përdorur zinxhirë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë ne Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal ndërsa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshtice, thuhet në një njoftim të ARRSH.

ME TE LEXUARAT