Meta refuzoi ta dekretonte si ministër, Rama bën lëvizjen e radhës me Sandër Lleshin

Kliko per me shume info

Në kulmin e luftës kundër kriminalitetit, Shqipëria mund të bëhet vendi i parë në Europë pa ministër të Brendshëm. Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës të ministrit të vendosur nga Edi Rama, gjeneralit Sandër Lleshi, nëse nuk do të ketë kthim prapa, mund të shkaktojë një situatë të paprecedentë jo vetëm në Shqipëri.

Zgjidhja që kryeministria po shqyrton ështe emërimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm, pozicion që nuk kërkon asnjë dekretim nga presidenti. Burime pranë qeverisë shpjegojnë për Shqiptarja se kryeministri Edi Rama, deri tani nuk mendon të propozojë një emër të dytë në vend të Sandër Lleshit, për të mos krijuar një precedent politik të rrezikshëm.

Kliko per me shume info

Dhe kështu mund të ndodhë që presidenti të mund t’i zëvendësojë totalisht kompetencat e kryeministrit në përzgjedhje të anëtarëve të kabinetit. Pikërisht për të shmangur këtë precedent, Rama mund të vendosë të anashkalojë presidentin, duke emëruar Sandër Lleshin zv.ministër. Ky vendim megjithatë, mund të ketë efekte negative në procedurat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pikërisht për luftën kundër kriminalitetit, e cila pretendohet të ketë efikasitet nëse ministria e Brendshme drejtohet me kompetenca të plota nga një ministër dhe jo nga një zv.ministër.

Kjo situatë mund të shkaktojë reagime edhe nga vende të tjera aleate duke filluar nga SHBA, që prej kohësh kanë vendosur prioritet për Shqipërinë pikërisht luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.