Meta: Më lini të bëj detyrën, e rrëzon dot Parlamenti dekretin e Presidentit?

Kliko per me shume info

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në lidhje me rrëzimin e kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka folur për herë të parë personalisht në lidhje me këtë çështje.

Ai ka kërkuar ta lënë të qetë të bëjë detyrën e tij dhe të lexojnë edhe një herë mirë të gjithë ata që Meta cilësoi si “amatorë”, përcaktimin e detyrave dhe të drejtave të Presidentit, në Kushtetutë.

Kliko per me shume info

Sipas kreut të Shtetit, detyra e Presidentit nuk është vetëm të firmosë letra.

Meta tha:

Më lini të bëj detyrën time. Të gjithë ata që kanë dyshime të lexojnë edhe një herë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe ju  kërkoj të keni besim tek Presidenti.Për të gjithë ata që besojnë se Presidenti ka për detyrë vetëm të firmosi, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit? Edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutën e Shqipërisë”.
I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me Parlamentin, Meta deklaroi:

Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin. Jam i zgjedhur nga Parlamenti”.
Kujtojmë se mazhoranca ka deklaruar se do ta ridërgojë edhe një herë për dekretim emrin e kandidatit Sandër Lleshi, në zyrën e Presidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.