“Meta duhet ta kalojë dekretin për Lleshin”, ish-presidenti: Nuk është noter,

Aktualitet

Ish-presidenti Alfred Moisiu, në një deklaratë për mediat nga Korça, është shprehur se Ilir Meta këtë herë duhet që të dekretojë Sandër Lleshin si Minsitër i Brendshëm.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

[caption id="attachment_873926" align="alignleft" width="401"] Ish presidenti Alfred Moisiu, duke folur gjate nje tryeze te Forumit Civil 2010, ne Hotel Tirana".[/caption]

Moisiu tha se këtë herë Meta ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe verifikuar.

“Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë”, ushpreh ndër të tjera ish-presidenti.

DEKLARATA E PLOTË E ALFRED MOISIUT

Cfarë mendoni se do të bëjë Meta me dekretin e dërguar sërish nga qeveria për Lleshin?

Mendoj se Presidenti do ta kalojë këtë dekret.

Pse mendoni se “po” kësaj here?

Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar.

Herën e parë se kishte kohën apo ishte precedent?

Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur

E ka shkelur Kushtetutën Meta herën e parë?

Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë. Unë kam patur dy raste, një rast me Nanon kryeministër dhe një rast me Berishën, për dy ministra. Më sqaroi Nano, po ashtu edhe Berisha për një ministër, më dha informacion.

Ju mendoni se Rama-Meta kanë sqaruar gjithçka dhe pritet vetëm firma e Presidentit?

Tani, kjo është e mira e vendit. Në fund të fundit, presidenti është përfaqësues i dinjitetit kombëtar.

ME TE LEXUARAT