Meta dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të votohet për kryetarët e bashkive

Kliko per me shume info


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale. Njoftimi është bërë me dije nga zyra për median në Presidencë, e cila tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor.

Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z. Gramoz Ruçi.
Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.