“Bularati do përsëritet”, paralajmëron Meta: Shërbimet të hapin sytë, të përgatitemi për…
Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.
Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.
Ka pasur presione nga ndërkombëtaret për dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm?
WhatsApp Image 2018-11-15 at 21.32.04
Presidenti Ilir Meta, pyetjes në emision “Open” në Top Channel, iu përgjigj duke thënë se kur bëhet fjala për të kryer punën e tij, nuk pyet për presione.
“E rëndësishme të jetë funksionale Kushtetuta”, u shpreh kreu i shtetit. Ai tha se, asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.
Afati për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm skadon ditën e premte. Kreu i shtetit ka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim nëse do dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit Rama, dërguar në Presidencë për herë të dytë.