Me fjalim ‘lamtumire’, Xhafaj komenton ‘Forcën e Ligjit’

Politikë

Gjatë fjalimit të lamtumirës, ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka sjellë në vëmend;je luftën kundër krimit të organizuar dhe operacionin “Forca e Ligjit”.

Xhafaj ka thënë se “Forca e Ligjit” ka qenë dhe mbetet prioriteti kyç për Policinë dhe gjithë drejtuesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” padyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kyç.

Rreth 12 muaj më parë qeveria miratoi Planin Kombëtar për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe ne filluam së bashku një projekt shumë të dashur për mua, Operacionin e emërtuar “Forca e ligjit”, një projekt të cilit i kemi kushtuar së bashku gjithë energjitë dhe aftësitë tona menaxheriale dhe operacionale.

Operacioni “Forca e Ligjit” është tashmë një qasje e certifikuar e vullnetit real dhe organizimit efikas në luftën kundër krimit të organizuar. Një projekt ambicioz, i mirë menduar dhe mirë organizuar, i vlerësuar e mbështetur gjerësisht edhe për këtë shkak edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, gjë që e kanë konfirmuar në disa qëndrime publike edhe këtu në Tiranë”,- tha Xhafaj gjatë fjalës së tij.

ME TE LEXUARAT