Mbahet mesha për Katsifan, flet nëna e tij: Konstadini ishte hero, e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin

Aktualitet

Të dielën në kishën e Bularatit është zhvilluar mesha për 35-vjeçarin Kostandinos Katsifas, i cili u vra një javë më parë nga RENEA.  Në meshë ishte e pranishme nëna e tij, Vasika Katsifa e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit.  Nëna e minoritarit grek e cilësoi djalin e saj një hero i cili e donte shumë fshatin e tij dhe Vorio Epirin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin” –tha nëna e 35-vjeçarit.

Përveç Katsifas ka qenë edhe prifti, ai që i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur

ME TE LEXUARAT