“Materiale kompromentuese”, Spaho paralajmëron të tjera skandale për PS-në

Aktualitet

I ftuar në rubrikën “Mbrëmja” na abc news, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho është shprehur se PD-ja nuk i ka parashikuar ende kandidaturat që do të vendosë përballë Erion Veliajt.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se nëse PD-ja ka ndonjë material të ri kundër Partisë Socialiste, Spaho ka thënë se për këtë qeveri ka pafund materiale të tilla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në çdo rast, që do kemi do e nxjerrim. Për këtë qeveri ka pa fund materiale të tilla. Në momentin që e kemi do e nxjerrim me patjetër”, – ka thënë kreu i grupit parlamentar të PD-së.

ME TE LEXUARAT