Masakra në ish-bllok, Ervis Martinaj përdor dy emra

Kliko per me shume info

Tri ditë para mbarimit të afatit që e mbante në burg Ervis Martinajn, një nga të plagosurit e atentatit në ish’bllok me 4 tetor, Prokurori ka kërkuar tjetër masë sigurie.

Report Tv ka siguruar kërkesën e depozituar nga prokurorët Artan Lulo, Kreshnik Ajazi dhe Anisa Qilimi të cilët i kërkojnë Gjykatës të lërë në qeli Martinajn me një masë të re arrest me burg pa afat.

Kliko per me shume info

Gjithashtu mësohet se nëse Martinaj del nga burgu është i lirë të lëvizë pasi është i pajisur me një tjetër letërnjoftim.

Ervis Martinaj përdor prej disa kohësh edhe një dokument të Kosovës me emrin Admir Koca letërnjoftim të lëshuar me të dhënat: datëlindja 10.01.1980, lindur në Leposaviq dhe adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.